Demokrati Fatbardh Kadilli, në një intervistë për Vizion Plus komentoi ngjarjet e fundit në politikë si dhe lëvizjet e opozitës përballë kundërshtarit. Ai e konsideroi si një projekt familjar, por jo opozitar, kaosin e krijuar në kuvend nga kolegët demokratë.

 

Ne nuk kemi një sondazh që të opinionit publik, por si mendoni se e vlerësojnë ata qëndrimin e opozitës në kuvend?

 

“Sondazh nuk kemi por kemi reagimin e qytetarëve, po të vini re sjellja e opozitës në tërësi tregon shkëputjen nga realiti i shoqërisë shqiptare. Reagime të tilla të forcës, dhunës, thuajse guerrile mund t’i bëjnë njerëzit, nuk mund t’i bëjnë qytetarët. Kur puna vjen tek politikanët të bëjnë zjarrvënie në parlament tregon se nuk kanë mbështetje popullore”, tha Kadilli duke nënvizuar se mosbindja civile vjen nga vetë qytetarët dhe tregohet përmes protestave. “Është një përpjekje e dëshpëruar e grupimit “Foltorja”, “Rithemelimi”, të cilat katandisën nga një ide politike në një projekt familjar”, shtoi ai.

 

Berisha u rikonfirmua edhe njëherë në krye të PD, sipas vendimeve të marrë në Kuvendin Kombëtar të zhvilluar të shtunën, si e komentoni?

 

 “Së pari tregoi shkëputjen e madhe nga realiteti politik, në atë kuvend vetëm për zgjedhjet nuk u fol. Asnjë përgjegjësi për zgjedhjet, humbën në mënyrë katastrofike zgjedhjet me 14 maj dhe nuk u mor asnjë përgjegjësi”, thekson ai duke nënvizuar se ata që ishin atje zgjodhën Berishën dhe jo idenë politike të kësaj force. “Në momentin që Berisha vjen me të bijën dhe i jep edhe mundësinë për të folur në tribunë ishte shumë i qartë, ku grupim politik, nuk është parti, është projekt familjar, ju që jeni këtu keni të bëjë në mos me mua me vajzën time”, theksoi ai.

 

Ndonëse rikonfirmimi i Berishës nuk ishte surprizë, riaktivizimi i të bijës tërhoqi vëmendjen. Shfaqja e saj në podium duket sikur ka vënë në mendime ata që aspirojnë udhëheqjen e opozitës. Cili është mendimi juaj?

 

“Besoj dhe me shumë prej tyre kam pasur vetë rregullisht dhe i mbaj kontaktet se në fund të fundit kolegë jemi. Iu kam thënë se është naiviteti i madh të mendoni që mund të përdorni Berishën për qëllimet tuaja personale, por është Berisha që iu përdor juve për qëllimet personale”, tha ai duke nënvizuar se tanimë kjo është e qartë, por deputetët që e ndjekin duhet të kuptojnë që po ndjekin një projekt familjar, por jo projektin opozitar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re