Aksioni opozitar vazhdon të hënën me një protestë që do të zhvillohet para Parlamentit.

Gazetari i News24, Osman Stafa raporton se protesta do të mbahet në orën 16:30.

Arsyet e protestës janë; Përjashtimi i deputetëve të opozitës, mosngritja e komisioneve hetimore parlamentare, mosndryshimi i përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Kujtojmë që prej disa muajsh opozita ndodhet në aksion, duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve qoftë te seancave parlamentare qoftë të komisioneve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re