Pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit ku Sali Berisha fitoi vetëm 7 nga 61 bashki të vendit, lideri i opozitës duket se ka nisur një përpjekje të re për të bashkuar opozitën në betejën kundër kryeministrit Edi Rama. I ndihmuar edhe nga rikthimi I Lulzim Bashës në krye të PD. Sali Berisha ia doli të bashkojë në një tryezë 43 deputetë të opozitës duke nisur për herë të parë pas dy vitesh një proces bashkimi

 

SALI BERISHA

“Dua të ju informoj se ekziston vullneti i plotë që ato takime të vazhdojnë dhe të jenë gjithnjë e më të frytshme në mënyrë që të rivitalizohet roli i opozitës në parlament dhe të mbrohen në parlament me vendosmërinë më të madhe interesat e popullit opozitar.”

 

Në përpjekje për të arritur këtë bashkim të opozitës, në faqen e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, Gazment Bardhi figuron për herë të parë kryetar i grupit parlamentar të PD, edhe pse vetë Berisha foli sot gjatë konferencës me gazetarët për një proces të ri zgjedhor për kreun e grupit

 

“Gazment Bardhi kryeson një grup deputetësh, është realitet. Ky grup deputetësh, bashkë me deputetë të tjerë do kenë mundësi të zgjedhin kryetarin e grupit të bashkuar parlamentar, i cili mund të jetë pa asnjë lloj hezitimi Gazment Bardhi apo cilido që do votojnë deputetët. “

 

Por pavarësisht zhvillimeve të fundit,  ka një çështje për të cilën Sali Berisha nuk ka ndryshuar qëndrim. Në momentin kur opozita do të fitojë zgjedhjet përballë kryeministrit Edi Rama, do të jenë qytetarët që do të vendosin nëse Berisha do të jetë apo jo shefi i qeverisë së ardhshme.

 

 

“Pas zgjedhjeve mund të këtë njerëz që mund të thonë, doktori e solli deri këtu dhe kërkojnë ndryshim. Dhe ja jap të drejtën për ndryshim.”

 

Pavarësisht lëvizjeve brenda PD, aleanca me Ilir Metën nuk ndryshon. Meta e Berisha kanë biseduar se bashku për më shumë se 1 orë për bashkëpunimin në parlament e në betejat zgjedhore, duke nisur nga gara për bashkinë e Kukësit ku demokrati Emri Vata do të garojë me koalicionin Bashkë Fitojmë që udhëhiqet nga Partia e Lirisë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re