Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët nga Kuvendi, deklaroi se opozita nuk do njohë asnjë ligj që miratohet në kundërshtim të Kushtetutës dhe ligjit.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me grevën e urisë së paralajmëruar nga vetë Berisha dhe deputetët e tjerë, ish-kryeministri u shpreh se “deputetet janë të gatshëm që nesër”, të ndërmarrin aksionin e tyre.

Sali Berisha: Gjer në rivendosjen e plotë të të drejtave kushtetuese të përfaqësuesve të popullit opozitar në parlament. Edi Rama bën luftë tani me Kushtetutën, bën luftë me popullin opozitar. Shkelmon mbi të drejtat e popullit opozitar. I tmerruar nga abuzimet me pushtetin e tij, e din se Komisionet Hetimore Parlamentare do ti nxjerrin atij të gjitha të palarat, vendimet antiligjore, antikushtetuese, të gjitha aktet e tij dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe të shkojë në punë të vet. Aksionin e keni shumë transparent. Sot e patë, atë komision që ishte nuk ju lanë të futeshit. Parlamenti qëndron vetëm si ndërtesë dhe Grupi i opozitës që mbron Kushtetutën, të tjerët zhduken si minjtë.

Pyetje: A i keni numrat e deputetëve për grevë urie?

Berisha: Që nesër janë të gatshëm. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar.

Pyetje: A do të lejoni miratimin e Buxhetit për 2024?

Berisha: Asnjë ligj që kalon në kundërshtim më Kushtetutën nuk do njihet nga opozita. Ju i pat i kaluan në 15 minuta ligjet të shqyrtuara në kundërshtim me ligjin, të futura pas karrigeve me Online.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re