Skip to content

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet: Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0

Në të gjithë vendin vazhdon puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret apo dhe ambientet që u shërbejnë komunitetit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama shkruan: “Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0”.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, nisma për lirimin e hapësirave publike synon të përmirësojë cilësinë e jetës urbane dhe të rrisë funksionalitetin e bizneseve.

Në këtë kuadër, kryeministri Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Për këtë qëllim në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion Portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.