Skip to content

Aksioni për lirimin e hapësirave, Rama publikon pamje: S’mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës! Do të merren masa edhe për shpërdorimin e ujit të pijshëm

fdsgfdsgdsfg 683x450 1

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale përmes një postimi në Facebook, duke shprehur qëndrimin e tij ndaj fenomeneve të paligjshme që prekin jetën urbane dhe komunitetin.

“Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit”, shkruan Rama, duke lënë të kuptohet se do të ndërmerren masa për të çrrënjosur bizneset që shfrytëzojnë hapësirat publike në mënyrë të paligjshme dhe të rrezikshme.

Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu masa të reja ligjore për abuzimin me ujin e pijshëm. “Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlilloj”, thekson Rama, duke e cilësuar këtë një praktikë të papranueshme, veçanërisht në kushtet kur uji i pijshëm mbetet një burim jetik që duhet mbrojtur.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Faksioni per lirimin e hapesirave rama publikon pamje smund te kete sherbim gomisterie ne mes te rruges do te merren masa edhe per shperdorimin e ujit te pijshem%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

 

Deklaratat e Ramës vijnë në kuadër të një nisme më të gjerë për lirimin e hapësirave publike dhe rritjen e standardeve të jetesës urbane.