Aksioni i Policisë ‘Bregdeti ynë’ për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, ka vijuar edhe në zonën Pishë Poro dhe Darzezë, ku mësohet se është proceduar penalisht administratori i një subjekti, banues në Fier, të cilit i janë konstatuar shezlongë dhe çadra pa leje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Pishë Poro, Darzezë / Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme.

Procedohet penalisht administratori i 1 subjekti, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u procedua penalisht shtetasi:

H., 51 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Pishë Poros, Darzezë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. U sekuestruan 33 çadra dhe 66 shezlongë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re