Aksioni i ndërmarrë për të pastruar akset kombëtare ka vijuar përgjatë gjithë kësaj jave në qarkun e Korçës. Janë 340 kilometra rrugë nacionale që janë pastruar vetëm këtë të premte.
 
Në aksion u përfshinë nxënës, student e forcat e ushtrisë, të cilët hoqën të gjitha mbeturinat. Për prefektin e Korçës Dhori Spirollari pushteti vendor e kompanitë kontraktore te mirëmbajtjes se rrugëve duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë.
 
Aksioni është ne kuadër te nismës për pastrimin e rrugëve kombëtare veçanërisht te akseve qe te çojnë drejt destinacioneve te rëndësishme turistike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re