Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndoqi nga afër aksionin për pastrimin e territorit nga makinat e përdorura.

Së bashku me drejtuesin vendor të IKMT-së dhe Policisë së Elbasanit, ministri ishte në një pikë pjesë këmbimi automjetesh.

Ministri teksa kërkoi mirëkuptimin e të gjitha këtyre bizneseve u shpreh se ligji nuk lejon vendgrumbullimin e mjeteve të përdorura, pjesë këmbimi apo mjete jashtë përdorimit.

“Besoj që jemi marrë vesh që duhet ta sistemojmë, mbajmë përgjegjësi për pamjen që tregojmë nga rruga. Do kërkonim mirëkuptimin tuaj që duke qenë se jeni në një rrugë jo vetëm kombëtare, por edhe evropiane deri në momentin që do kemi unazën e Elbasanit, na duhet që të rregullohet dhe sistemohet. Ligji nuk lejon vendosjen e makinave të përdorura apo pjesë këmbimi. Besoj se në këtë aspekt kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, tha ndër të tjera ministri.

Nderklohe drejtori rajonal i IKMT-së, Elbasan tha se “Jemi në monitorim të gjithë akseve rrugore të rëndësishme, në kuadër të masave për sezonin turistik që po afron, po largojmë mjetet e përdorura e të demoluara për skrap. Po ecim me ritme të kënaqshme, pasi dhe vetë bizneset e kanë bashkëpunimin dhe jemi mirëkuptuar me ta. Mjetet do largohen në kohë nga akset kombëtare”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re