Skip to content

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Tatimet: Në 3 ditë inspektuam 87 subjekte, bllokuam 20 ton mallra

1735290139 tatimet

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se në 3 ditë inspektimesh, kanë sekuestruar 20 ton mallra.

“Vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Ftojmë të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori.”, njoftojnë Tatimet.

6878a8f8436b6519466236 1050008913947968 3657596253420158050 n