Sot “Kryesia e Partisë Socialiste ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës ndaj Republikës së Shqipërisë”.

Kështu tha në përfundim të  mbledhjes së sotme të Kryesisë së PS,
ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ajo tha se në seancën e së enjtes do të ketë një debat të gjatë duke
shtjelluar të gjithë argumentet se si Ilir Meta ka sulmuar Republikën e
Shqipërisë dhe ka shpikur një institucion që sipas saj nuk ekziston
askund, të quajtur “ç’dekretim”.

Spiropali tha se debati do të mbledhë të gjithë argumentet, ndërsa më
tej do i kalojnë Kolegjit Zgjedhor që ta shqyrtojë nga pikëpamja
juridike.

“Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion dhe
parlamenti do të nisë procedurën e shkarkimit si President. Do të nisë
nga seanca e radhës parlamentare, detyra jonë për të mbrojtur
Kushtetutën dhe rendin kushtetues”, u shpreh Spiropali.

Në vijim shtoi se do i takojë Gjykatës Kushtetuese në fund që të
vendosë, por nënvizoi se kjo gjë nuk pengon për të nisur procedurën e
shkarkimit të Presidentit.

Në mbyllje Spiropali deklaroi se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re