Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka dënuar  me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës, ku për pasojë një efektiv humbi jetën.

Hasani e konsideron sulmin si një akt kriminal që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Teksa shpreh solidaritet dhe qëndron në krah të Kosovës, ai thotë se autorët duhet të përballen me drejtësinë.

“Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur.

Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë.

Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”, shkruan Igli Hasani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re