Kryeministri Rama iu përgjigj akuzave të PD në lidhje me nismen e tij që detyron individe që të mos i marrin qirate mujore bizneseve të vogla të dëmtuara nga mbyllja e punës .

Kreu I qeverisë nuk kursen ironinë ndaj selisë blu, duke shprehur madje në mënyrën e ti habinë se përse Zoti, nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët.

 

Ndërkohë që kam publikuar parimin e nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qerave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qeradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit! Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç’bëjmë!

 

Rama më pas u ndal sërish tek nisma e fundit për të lehtësuar bizneset nga pagesa e qerasë. Ai shkruan se për këtë gjë po bëhet gati akti normativ qe eshte kaq i drejte, sipas tij, me ligj e me zakon.

 

Akti Normativ po bëhet gati. Sonte do kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qeramarrësve më hallexhinj, edhe qeradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve me hallet përkatëse të kohës që jetojmë, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish (pa din, pa iman e pa asnjë hall tjetër veç ëndrrës së tyre në beze), ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko