Në Ditën Ndërkombëtare të Holkaustit, në Srebrenicë të Bosnjes, aty ku në mesin e viteve ’90-të do ndodhte një akt genocidal me vrasjen e rreth  tetë mijë muslimanëve nga forcat serbe, u nënshkruar një inisiativë paqeje muslimano-hebreje.

Kreu i muslimanëve të Bosnjës, Husein ef. Kavazoviç dhe presidenti i Federatës Botërore të Shoqatave Bergen-Belsen, Menachem Z. Rosensaft, ishin ata që nënshkruan këtë akt, i cili ka për qëllim promovimin e mirëkuptimit dhe dialogut të ndërsjellë ndërmjet komunitetit hebre dhe atij musliman, pikërisht në kohën kur në Gaza po kryhet një genocide ndaj muslimanëve të atyshëm nga shteti sionist izraelit.

Aty u theksua se iniciativa përcakton mjetet për ruajtjen e kontakteve ndërfetare, zinxhirët e komunikimit dhe lidhjet në kohë të vështira të konflikteve globale, rajonale dhe/ose lokale, të cilat përfshijnë komunitetin musliman dhe hebre. Siç dihet, Sarajeva ka një ndër komunitetet hebreje më të mëdha në Ballkan.

Kavazoviç tha se “parimet që mund t’i udhëheqin hebrenjtë dhe muslimanët në botë drejt një të ardhmeje më të mirë janë përkushtimi ndaj kujtimit të viktimave të gjenocideve të kaluara, refuzimi i të gjitha formave të antisemitizmit, islamofobisë dhe intolerancave të tjera, si dhe një vendosmëri e përkushtim për mbrojtjen e jetës dhe lirisë së shprehjes në kuadër të respektit, në mënyrë të tillë që si miq t’i tregojmë njëri-tjetrit atë që na shqetëson, si dhe pritshmëritë, frikën dhe shpresat tona”.

Siç shtoi ai, “nisma për paqen dhe kujtesën është një ftesë për të gjithë, veçanërisht fqinjët tanë ortodoksë dhe katolikë, që të na bashkohen në këtë rrugëtim”.

Rosensaft kujtoi se në këtë ditë 70 vjet më parë, Ushtria e Kuqe liroi të burgosurit e fundit – kryesisht hebrenj – të cilët kishin mbetur në kampin nazist Aushvic, “por se sot në Potoçari kujtojmë edhe mijëra burra dhe djem boshnjakë që u vranë nga çetnikët serbë në gjenocidin e vitit 1995”

“Sot ne duhet të zotojmë se do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të parandaluar që tmerret që kujtojmë të ndodhin përsëri, ose të paktën për të lehtësuar vuajtjet e të pafajshmëve. Ne nuk duhet të jemi indiferentë ndaj vuajtjeve apo të tolerojmë brutalitetin dhe mizorinë ndaj njerëzve dhe fëmijëve vetëm për shkak të identitetit të tyre”, theksoi Rosensaft.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re