Skip to content

Aktakuza e Speciales për krime lufte ndaj Thaçit, reagon ish Presidenti Meidani: Përse kaq ngut? Duket sikur ministri i Millosheviçit po sulmon Kosovën

Ish-Presidenti Rexhep Mejdani ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Hagës për aktakuzën për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, i cili dha dorëheqjen nga posti i Presidentit për tu nisur drejt Hollandës.

Median ngre pyetjen përse po veprohet kaq me nxitim ndërsa nuk ka përfunduar as numërimi i zgjedhjeve presidenciale në ShBA. Meidani shprehet se duket si frymëzim i ministrit të Milloshevicit për të sulmuar popullin e Kosovës.

Reagimi i plotë:

Cudi! Nuk u prit as rezultati i zgjedhjeve presidenciale ne ShBA! Perse kaq ngut?!…

A nuk duket kjo si nje pamje konkrete e “minishengenit special” me frymezimin konkret te ministrit te Milloshevicit – sot pasues i zellshem i atij te fundit ne sulmin frontal ndaj popullit shqiptar te Kosoves dhe luftes clirimtare te tij, te vete shtetit te Kosoves dhe institucioneve te tij!… 

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb