Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se akuzat ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, nuk janë personale por politike. Gjatë një lidhje në Opinion, Meta theksoi se ky hap i radhës i Serbisë e cila fshihet pas Gjykatës Speciale për të penguar njohjen e Kosovës si shtet. Meta u shpreh se në këto çështje kaq delikate duhet unitet mes palëve politike në Shqipëri dhe Kosovë pasi sa më e fortë të jetë Kosova, aq më të lehta janë sulmet që ndërmerren ndaj saj.

“Kemi të bëjmë me akuza politike dhe jo me akuza personale. Kam biseduar. Kemi ngrënë drekë në shtëpinë time. Ai ka qenë shumë i qetë. Kjo është një përpjekje e Serbisë për t’u fshehur pas Gjykatës Speciale për të penguar Kosovën. Ajo që vihet re në Serbi është një përpjekje për t’u sjellë si një vend i veçantë në rajon larg frymës së partneritetit.

Integrimi nuk kërkon një marrëdhënie imponuese për të imponuar nisma përmes lobimeve të ndryshme. Ata janë përpjekur të vënë Kosovën në një situatë të vështirë. Mesazhi im është gjithmonë: Unitet për këto çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me unitetin e shtetit të Kosovës. Kjo situatë kërkon një bashkëpunim mes palëve politike në Kosovë përtej interesave afatshkurtra. Sa më e fortë të jetë Kosova, aq më periferike bëhen e efektet e asaj që ka nisur prej vitesh për të penguar shtetin e Kosovës”, tha Meta

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re