Nga Ylli Pata

Një dokument prej 41 faqesh, i përgatitur nga më shumë se ¼ e deputetëve të Kuvendit kanë argumentuar në mënyrë të detajuar shkeljet e Kushtetutës së kryera nga Presidenti Ilir Meta.

Siç bëhet e ditur nga argumentimi juridik.

E dokumenti nis me një nga kompetencat bazë dhe detyrimet kushtetuese të kreut të shtetit që është ajo e “përfaqësimit të unitetit të popullit”.

“Me këto akte Presidenti i Republikës ka shkelur nenin 88/3 të Kushtetutës(formula e betimit), thuhet në dokument, i cili do të riaktivizojë Komisionin e Posaçëm për hetim dhe nisjjen e procedurës për shkarkimin e Ilir Metës.

“Me të njëjtën frymë të abuzimit dhe tejkalimit të kompetencave kushtetuese dhe ligjore si dhe në kushtet e shkeljes së rëndë dhe flagrante të Kushtetutës, Z. Ilir Meta para, gjatë dhe pas periudhës së fushatës zgjedhore 2021, me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, por përkundrazi e ka nxitur atë në terma të tilla, të cilat sollën si pasojë daljen e organizuar të militantëve të parive politike në rrugë duke terrorizuar qytetarët dhe duke kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes si dhe lirinë personale, deri në kryerjen e konflikteve me armë dhe humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve, përfshirë vënin në rrezik të jetës së efektivëve të FA”, thuhet ndër të tjera në argumente.

Në nismën ligjore të 50 deputetëve të Kuvendit janë marrë vetëm deklaratat e Ilir Metës nga 20 shkurti deri në përfundim të fushatës elektorale, çka përbëjnë dhunim dhe rrëzim të kushtetutës.

Në kërkesën për shkarkim, ka argument të forta që përcaktojnë se Ilir Meta, jo thjesht ka bërë deklarata që indimitojnë votuesit, përçajën atë por edhe kanë kërcënuar hapur institucione të vendit si përfaqësues së policisë së Shtetit, prokurorë, gjyëtarë etj, çka e bën rolin e tij pikërisht në flagrancën e hapur të “shkeljes së rëndë të Kushtetutës”, çka është edhe thelbi apo arsyeja për shkarkimin e Presidentit.

Ndërkaq, në mënyrë të detajuar përfaqësohet në akuzë dhe shkelja e rëndë të Kushtetutës që është ërë në lidhje me kërcënimin e ambasadorëve të SHBA, BE-së por edhe diplomatëve të tjerë në vend, çka është një shkelje flagrante e Kushtetutës.

“Mesazhet dhe sjelljet e intimidimit të votuesve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, policisë, përfaqësuesve të misioneve diplomatik, çuan në cënimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me botën, dhe cënimin e marrëdhënieve të fqinjësisë se mirë në rajon. Këto mesazhe, sjellje dhe akte të përsëritura të Presidentit në abuzim, tejkalim dhe shkelje të kompetencave të njohura nga Kushtetuta konsistojnë në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Ligjeve të vendit.

Cilat kanë denigruar dhe imazhin institucionit të Presidentit. Konseguencat e rënda të ardhura si rezultat direkt i këtyre shkeljeve, edhe në kuptim të vlerësimit të komisionit të posaçëm hetimor të shkarkimit të PR në vitin 2019, përbëjnë shkelje”, theksohet në dokument.

I cili do të debatohet me detaje në Komision dhe në seancë e më pas do të votohet. Kësaj radhe, duket se çështja nuk është lënë në varësi të një intepretimi siç nisi me ç’dekretimin, por i është referuar shkeljeve konkrete…(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re