Prokuroria e Hagës ngriti zyrtarisht, ditën e djeshme, një sërë akūzash për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veselin.

Dy drejtuesit e PDK-së akuzohen për krìme lufte, vrāsje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortūra. Pas këtyre zhvillimeve, presidenti Thaçi dhe kryeministri në detyre Avdullah Hoti anuluan pjesëmarrjen në takimin që do të bëhet me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Për të folur më shumë rreth këtyre zhvillimeve dhe prapaskenave mes “përplasjes” SHBA-Bashkimi Evropian në çështjen e Kosovës, i ftuar në “Mbrëmja në Abc” ishte gazetari Mentor Kikia.

Sipas Kikisë këto lëvizje të fundit të Hagës, në një moment kaq delikat, janë një akt i pastër diplomatik nga ana e Brukselit për të minuar një proces të rëndësishëm ndërmjetësimi si ai që do të ndodhte në SHBA.

“Më rëndë nuk ka ku shkon si akūzë. Unë besoj që në aspekti ligjor ky është fundi i gjykatës së Hagës…është shndërruar në një seksion përmbarimor të politikës së jashtë të Brukselit,” u shpreh gazetari.

Kikia shpjegon më tej:

“Publikimi i kësaj akuze në një kohë kur anëtarët e delegacionit ishin rrugës për në Shtëpinë e Bardhë është një akt i pastër diplomatik i një gjykate që dihet që menaxhohet dhe financohet nga BE, për të minuar një proces të rëndësishëm që ishte menaxhuar deri më tani nga europianët.”

Sipas tij, “pastër dhe qartë” kemi të bëjmë me një përpjekje për të mos lejuar zhvillimin e seancës në Uashington”, ndërsa shtoi se tashmë mbetet të presim se çfarë do të ndodhë në vazhdimësi.

Kikia shprehet më tej, se sado që mund të ndodhin “incidente” të tilla, historia nuk mund të zhbëhet.

Mentor Kikia: “Sado që mund të ketë incidente, të këtij tipi, historia nuk mund të zhbëhet. Haga ka pasur gjithë këtë kohë në dispozicion për t’i vënë kapakun çështjes, ka pasur kohë 20 vite për t’i vërtetuar akuzat, por ne jemi shumë të qartë sesi Haga u përdor deri në ditën e fundit për të larguar Hardinajn  se nuk po pranonte rekomandimet e ndërkombëtareve… të shohim nëse akuzat do vërtetohen apo thjesht çështja do pushohet pasi Thaçi ta pasojë dorëheqjen nga Uashingtoni me dorëheqje te tjera…”

I pyetur se pse duhej që kryeministri Hoti të tërhiqej nga bisedimet, Kikia u shpreh se bëhet fjalë për një proces që kërkon një përgjegjësi të madhe. Në këto negociata sipas tij, çfarëdo vendimi që do të merrej do të hynte në histori. Ndërsa, Thaçi nga ana tjetër, shton gazetari, e njeh më mirë terrenin e negociatave.

Mentor Kikia: “Besoj që është përgjegjësi e madhe për një kryeministër 5 ditor që të negociojë në Shtëpinë e Bardhë me një delegacion serb të sprovuar. Është përgjegjësi historike të vendosësh jashtë territorit tënd qoftë edhe të një pemë. Thaçi ishte në dijeni jo vetëm të kulisave, por të negociosh me një kundërshtar duhet ta njohësh, Thaçi i njeh. Hoti nuk ishte gati, është përgjegjësi e Çdo vendim që mund të vendoset parimisht në një tryeze negociatash hyn në histori qoftë për mirë apo për keq.”

Gazetari shpjegon që Brukseli është më burokratik për këto çështje pasi kemi të bëjmë me një bashkësi shtetesh, ndërsa “amerikanët janë më praktikë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re