Ish-presidenti Trump u përball me një aktakuzë të katërt pasi një juri e madhe e Xhorxhias e paditi atë për përpjekjen për të ndryshuar rezultatin në zgjedhjet e vitit 2020, në të cilat ai u mund nga demokrati Joe Biden.

Akuzat, të ngritura nga prokurorja e qarkut Fannie Willis, janë më të fundit në telashet ligjore për Trump, i cili është kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan në vitin 2024.

Prokurorët theksuan 11 akuza të aktakuzës kundër Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke përfshirë falsifikim dhe shantazh, të cilat zakonisht përdoren kundër anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar.

Ata paditën 18 persona të tjerë, përfshirë Mark Meadows, ish-shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë të Trump dhe avokatët Rudy Giuliani dhe John Eastman.

Rasti bazohet në një telefonatë të 2 janarit 2021, që Trump i bëri zyrtarit më të lartë të zgjedhjeve të Xhorxhias, Brad Raffensperger. Ai inkurajohet nga Trump që të “gjeni” vota të mjaftueshme për të përmbysur humbjen e tij të ngushtë në shtet, të cilën Raffensperger refuzoi ta bënte.

Katër ditë më vonë, më 6 janar 2021, dhe dy javë përpara se Trump të largohej nga Shtëpia e Bardhë, mbështetësit e tij sulmuan Capitol-in.

Trump tashmë është deklaruar i pafajshëm në tre raste. Ai përballet me një gjyq në Neë York, i cili do të fillojë më 25 mars të vitit të ardhshëm, dhe ka të bëjë me pagesën ndaj një aktoreje pornografike që ajo të mbyllë gojën.

Ai gjithashtu ka një gjyq në Florida që do të fillojë më 20 maj, dhe ka të bëjë me ruajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara.

Një aktakuzë e tretë, e ngritur kundër tij në Uashington, e akuzon atë për një përpjekje të paligjshme për të sfiduar humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020, por ende nuk është caktuar data e gjykimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re