Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas sulmit me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë çështjen.

Në një reagim në “X’, Bardhi është solidarizuar plotësisht me gjyqtarin dhe familjen e tij, ndërsa thekson se aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cënim i sigurisë së tyre dhe familjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë.

“Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve”, shkruan ai.

Reagimi i plotë

Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cënim i sigurisë së tyre dhe falimjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë.

Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve.

LEXO EDHE: 

Autori ishte i maskuar, shkon tek dera në këmbë më pas…/ Detaje nga tritoli i vendosur në banesën e gjyqtarit! Zbardhet dëshmia, ja çfarë dyshon 62-vjeçari

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, reagon KLGJ: Cënohet siguria! Të zbardhet ngjarja, autorët të nxirren para përgjegjësisë ligjore

Iu vendos tritol në banesë, zbardhet telefonat e ministrit të Brendshëm me gjyqtarin nga Shkodra! Balla: Janë marrë masa për sigurinë e tij

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re