Një djalë në moshë të re është përshëndetur për aktin e tij të guximshëm. 25 vjeçari pa një makinë e cila kishte rënë në lumë dhe pa u menduar dy herë, është hedhur për të shpëtuar shoferin. Rezultoi se makina po drejtohej nga një i moshuar në moshën 83 vjeçare. Pak para se ekipet e emergjencës të vinin në vendin e ngjarjes, 25 vjeçari kishte mundur të nxirrte të moshuarin nga makina e përmbytur në lumin St. Lawrence.

Siç raportuan mediat e huaja (ngjarja ka ndodhur në Kanada), i moshuari u transportua në gjendje të rënduar në spital. Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi të moshuarin, ndërsa 25 vjeçari u trajtua po ashtu nga ekipet mjekësore pasi ishte prekur nga hipotermia, teksa tentonte t’i shpëtonte jetën 83 vjeçarit.

Policia e Montrealit shpjegoi se nga të dhënat e mbledhura prej dëshmitarëve okularë, makina ka rënë aksidentalisht në ujë përmes një disheze që përdoret për vendosjen e varkave në sipërfaqen e ujit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re