Skip to content

Akti heroik i një 20 vjeçari, humb jetën në tentativë për të shpëtuar të moshuarën nga goditjet me thikë

 

Një djalë 20 vjeçar humbi jetën në një tentativë heroike për t’i shpëtuar jetën një gruaje të moshuar, e cila u grushtua dhe më pas u godit me thikë nga një agresor, tashmë i arrestuar nga policia.

I riu i quajtur Ali Abucar ishte i pranishëm në momentin kur agresori goditi të moshuarën me grushte e thikë. Shkoi për ta ndihmuar e për t’i dalë në krahë, teksa autori i krimit, një 30 vjeçar, arriti ta qëllojë me thikë.

Plaga që mori i riu qe fatale për të. I riu ishte një njeri punëtor dhe së fundmi kishte fituar një bursë shkollore.

“Mami është një grua e fortë… prej 30 vitesh ajo ka humbur të shoqin dhe ka mbajtur familjen e vetme. Ajo nuk e kishte kuptuar që ishte goditur me grusht e thikë. Ali shkoi atje për të ndihmuar mamin, sfidoi agresorin. Çfarë ndodhi më pas ishte një tragjedi. Unë e njihja nënën e Aliut, janë një familje e mrekullueshme. Nëna e Aliut erdhi në shtëpinë time për të më ngushëlluar për nënën, pa e ditur ende se i biri kishte ndërruar jetë”-tregoi gruaja për median e huaj.