Një burrë ka gjetur vdekjen teksa tentonte të shpëtonte një grup fëmijësh që po mbyteshin në det.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes pas një njoftimi për urgjencë dhe gjeti 47 vjeçarin në fund të jetës. Hju Morgan, ndërroi jetë pasi u nxorr nga deti prej autoriteteve. Por para se të mbyllte sytë, ai kishte mundur t’i shpëtonte jetën një grupi fëmijësh që ishin tërhequr nga rrymat detare. Dy prej fëmijëve u dërguan në spital më pas, për kontroll shëndetësor.

Në një deklaratë të bërë publike nga policia, familja e 47 vjeçarit kishte këto fjalë për babain e dy fëmijëve:

 “Hju vdiq si një hero. Pavarësisht dhimbjes sonë të madhe, ndihemi të ngushëlluar që akti i tij i fundit u bë për të shpëtuar jetët e dy fëmijëve. Hju ishte një njeri i dashur që bënte shumëçka për të tjerët, një njeri i devotshëm dhe një baba i respektuar e dashur nga të gjithë ata që e njihnin.

Burimi: BBC

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re