Një fëmijë në klasë të dytë është kthyer në heroin e ditës në Amerikë, pasi ka mundur të shpëtojë nga mbytja një fëmijë 3 vjeçar i cili kishte hyrë në pishinë.

Ngjarja ndodhi në pishinën e një kompleksi apartamentesh në Sakramento. 7 vjeçari i quajtur Massiah Broëne po notonte në pishinë me një familjar të tij, kur pa disa metra më tutje një fëmijë 3 vjeçar.

“Unë po luaja pranë pishinës dhe më pas pashë një djalë në fundin e pishinës. Unë shkova ta ndihmoj”-tregoi 7 vjeçari për GMA.

Massiah së bashku me një 9 vjeçare (familjare i tij) notuan në një thellësi prej afro 2 metrash dhe mundën t’i kapin krahun 3 vjeçarit, për ta nxjerrë jashtë nga sipërfaqja e ujit. 9 vjeçarja më tutje arriti ta sjellë vogëlushin në zonën e cekët të pishinës.

Në atë moment vijnë prindërit e 3 vjeçarit të cilët nisën t’i bëjnë masazh kardiopulmonar (CPR) fëmijës. Pak minuta më vonë mjekët e dërgojnë me urgjencë në spital fëmijën dhe fatmirësisht ai tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Babai i 7 vjeçarit, një boksier që mori pjesë në lojërat olimpike (2012), u shpreh se në fillim nuk iu besua se i biri kishte ndihmuar të shpëtonte një fëmijë 3 vjeçar.

“Është e pabesueshme për mua, ai është veçse 7 vjeç dhe bëri diçka të tillë”-tregoi babai.

“Jam shumë falenderuese, që im biri është treguar i guximshëm në ato momente”-tha nëna e 7 vjeçarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re