Skip to content

Akti heroik i punëtorit 34 vjeçar… e lëshon veten drejt vdekjes, për t’i shpëtuar jetën një gruaje

Një akt heroik. Nuk mund të quhet ndryshe ajo që ka bërë një 34 vjeçar, i cili për t’i shpëtuar jetën një gruaje u lëshua drejt vdekjes, nga një lartësi prej afro 30 metrash.

34 vjeçari Hoakin Romero, ndërroi jetë në spital, dy ditë pasi bëri aktin vetëmohues.

Por çfarë ndodhi dhe çfarë raportojnë media e huaj?

I riu ishte punëtor që kujdesej për një ‘zipline’ (linjë me kavo që shërben për udhëtim nga një pikë në tjetrën) në Kaliforni.

Romero po asistonte një grua në vendosjen e pajisjeve, para se kjo e fundit të zbriste përmes linjës së kavos. Por në një çast, gruaja nis të rrëshqasë ende pa vendosur mirë pajisjet e parzmoren mbajtëse. 34 vjeçarin arrin ta kapë gruan, por për shkak të inercisë edhe ai nis të rrëshqasë në linjën e kavos.

Të dy lëvizin për disa metra dhe në një lartësi prej afro 30 metrash, Romero vendos të kryejë një akt heroik. Duke patur frikë se kavoja mund të këputej për shkak të peshës së të dyve, ai lëshon veten… më mirë një i lënduar apo i vdekur sesa dy, mbase ky ka qenë mendimi i 34 vjeçarit.