Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ka deklaruar se arrestimi Ilir Metës ishte “shpallje lufte”.

“Akti i sotëm nuk është gjë tjetër veçse një shpallje lufte ndaj opozitës, që nga ky moment i ka dy drejtues të ndaluar.

Duke qenë akt lufte dhe tejkalimi i çdo vije të kuqe, do marrë përgjigje të pamëshirë nga populli opozitar nga të katërta anës e botës.

Për fat të keq të gjithë ata që mund të shpresonin te suksesi i reformës në drejtësi, sot besoj u bindën se në këtë vend nuk ka drejtësi. Kur ky akt kriminal, në mes të ditës, para qindra qytetarëve ndodh me një ish-president të republikës, imagjino c’mund të ndodhë me një qytetar të pambrojtur.

Kjo nuk është beteja personale e Ilir Metës por e gjithë qytetarëve të ndeshëm që e duan kombin shqiptarë.

Ndaj ilir metës nuk ka asnjë akuzë të mbështetur mbi fate dhe prova. Nuk ka asnjë provë, dokument,  që e implikon atë qoftë dhe një fije floku afere korruptive. Gjithçka ka të bëjë me një proces të inskenuar”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re