Ish deputetja Mesila Doda i është rikthyer debatit për vaksinimin e personaliteteve mbi 80 vjeç.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo lidh gjestin e tyre me të shkuarën komuniste ku shton se “unë nuk pres personalitete disidente 80 vjeçare ne kete vend. Nuk e bene dje e nuk e bejne dot as sot…”

Postimi i plotë:

“Ja arriti qellimit… sot jane kthyer te gjithe kunder atyre qe moren vaksinen… une nuk pres personalitete disidente 80 vjeçare ne kete vend. Nuk e bene dje e nuk e bejne dot as sot… po fara e ndasise dhe urrejtjes qe hodhi i pari i vendit duke sfiduar te drejten e barabarte per jete eshte akti me i paprecedente e me i turpshem ne historine njerezore shqiptare”, nënvizon Doda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re