Qeveria ka publikuar ndryshimet në Aktin Normativ, ku qytetarët që nuk mbajnë maska jashtë banesës, duke nisur nga neser, 15 tetor, do gjobiten me 3 mijë lek fillimisht dhe më pas me 5 mijë lekë në rast përsëritje. Gjobat mund t’i vendosë Policia e Shtetit, por edhe Policia Bashkiake.

“Ekzekutimi i masës administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike“, – thuhet në vendim.

AKTI NORMATIV

Barriera mbrojtëse (maska) është e detyrueshme të përdoret jashtë shtëpisë nga çdo individ.

Individët, të cilët përjashtohen nga ky rregull, përcaktohen në udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik.

Instituti i Shëndetit Publik nxjerr udhëzimin përkatës për mënyrën e përdorimit të barrierës mbrojtëse (maskës) jashtë shtëpisë.

Mospërdorimi i barrierës mbrojtëse (maskës) nga individët jashtë shtëpisë dënohet me gjobënë masën 3000 (tre mijë) lekë dhe, në rast përsëritjeje, në masën 5000 (pesë mijë) lekë. Të drejtën e dhënies së masës administrative për mospërdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) e ka Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, sipas modelit të gjobës të miratuar prej tyre.

Ekzekutimi i masës administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike. Mënyra e ekzekutimit të masës administrative nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për energjinë, ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit përgjegjëspër shëndetësinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re