Është publikuar në fletoren zyrtare akti normativ i qeverisë për marrëveshjen me kompaninë Pfizer.

 

Në aktin normativ thuhet se kompania në kontraten e lidhur me qeverinë shqiptare ka kërkuar qe çmimi për prodhimin dhe furnizimin të mos bëhen publike në asnjë website për shkak se konsiderohet sekret.

 

Asnjë nga autoritetet shëndetësore nuk kanë dhënë informacione për çmimin e blerjes së vaksinës. Në Shqipëri mbërritën në formën e donacionit afro një mijë doza të kompanisë Pfizer, të cilat u përdoren për bluzat e bardha dhe epidemiologët.

 

Ndërkohë, në javën e tretë të janarit pritet të mbërrijnë 10 mijë dozat e para sipas kontratës me Pfizer.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re