Skip to content

AKTI/ Puthja e vitit nga Papa Françesku: kë, ku, për çfarë?

Papa Françesku puthi një numër të tatuazhuar në krahun e një gruaje që i mbijetoi eksperimenteve mjekësore në kampin e përqendrimit nazist Auschwitz kur ai u takua me të.

Papa dëgjoi me kujdes ndërsa një prift polak që shoqëronte Lidija Maksymowicz, 80 vjeçe, i tregoi atij historinë e saj.

Ajo më pas ngriti mëngën e majtë për t’i treguar numrin 70072. Ai e puthi dhe ajo më pas e përqafoi.

Maksymowicz dhe familja e saj u morën nga shtëpia e tyre në Bjellorusi në një kamp nazist vdekjeje në Poloni në dhjetor 1943, pak para ditëlindjes së saj të tretë.

Vajza u vendos në kazermat e fëmijëve, ku ajo iu nënshtrua eksperimenteve mjekësore nga Dr. Josef Mengele me të tjerët, sipas një dokumentari të filmuar për jetën e saj.

Pas çlirimit të kampit në 1945, ushtarët rusë supozuan se nëna e Lidias, Ana, e tatuazhuar me numrin 70071, kishte vdekur. Ajo u adoptua dhe u rrit në një familje katolike polake.

Rreziqet e ekstremizmit dhe populizmit

E lindur si Lyudmila Bocharova, ajo nuk e dinte që nëna e saj biologjike mbijetoi dhe të dy e gjetën njëra-tjetrën pak para vdekjes së nënës së saj në fillim të viteve 1960.

Maksymowicz, e cila jeton në Krakov, është subjekt i një dokumentari të quajtur “70072: Një vajzë që nuk mund të urrente. Historia e vërtetë e Lidija Maksymowicz”.

Ajo shpesh takohet me të rinjtë në shkolla për të folur rreth rreziqeve të ekstremizmit dhe populizmit.

Pretendohet se nazistët dhe aleatët e tyre vranë rreth gjashtë milion hebrenj në Evropën e okupuar. Më shumë se një milion njerëz, kryesisht hebrenj, u vranë në Auschwitz. Shumica e tyre u vranë në dhomat e gazit.

Papa Françesku, i cili mbajti një audiencë të përgjithshme në oborrin e Vatikanit të San Damaso, vizitoi Auschwitz-in në 2016.