Disa ditë para nisjes së Angela Merkel për në Pekin, aktivistët në Hong Kong i përcollën kancelares gjerman mesazhe duke i kërkuar asaj që të kujtonte jetën e saj në Gjermaninë Lindore në marrëdhëniet me Pekinin.

Në një letër të hapur për Merkel, botuar të mërkurën në të përditshmen Bild, aktivistë, përfshirë udhëheqësin e lëvizjes Demosisto. Joshua Wong, thanë që Gjermania duhet të jetë e kujdesshme në marrëdhëniet e saj me Kinën.

Hong Kongu është tronditur nga trazira që kur pushteti vendor njoftoi përpjekjet për të lehtësuar ekstradimin e të dyshuarve në Kinë, një veprim që shihet si një prelud për afrimin e rajonit autonom me pjesën tjetër të Kinës.

“Kancelare Merkel, ju u rritët në Gjermaninë Lindore. Ju provuat tmerrin i regjimit diktatorial. Ne duam që ju të tregoni guxim dhe vendosmëri kundër regjimeve autoritare dhe të padrejta që përfshinë Gjermaninë dhe Evropën para përfundimit të Luftës së Ftohtë”, shkroi Wong.

“Gjermania duhet të jetë vigjilente kur bën biznes me Kinën sepse Kina nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe i ka thyer vazhdimisht premtimet e saj,” shkroi Wong në një letër të nënshkruar gjithashtu nga Joephy Wong dhe Alice Yu, artistë të njohur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re