Aleksandër Trajce aktivist për të ruajtjen e Mjedisit, në një intervistë për “ABC News” ka folur për ndikimin që ka COVID-19, në mjedis.

Ai theksoi se ulja e aktivitetit njerëzor në habitatet natyrore ka bërë që jeta të vijë më vrullshëm në krahasim me vitet e mëparshme.

Trajce tha se në këtë stinë ky vit do të jetë më i sukseshëm në vendin tonë për mjedisin.

Ky përmirësism sipas tij nuk duhet të kthehet në vërshim të gjuetarëve, “pasi ka indivdë që nuk pyesin për rregullat dhe ndaj tyre duhet të reagohet me vigjilencë”, u shpreh ai.

“Ka pasur pasoja direkte për mjedisin është krijuar një ambient qetësie në habitatet natyrore që shpjegon edhe vëzhgimin e kohëve të fundit. Në një farë mënyre qetësia e vedosur është lajm i mirë për kafshët e egra. Shtimi i kashëve të egra mund të sjellë edhe lëvizjen e personave të papërgjegjëshëm për ti dëmtuar, ndaj duhet të tregohemi vigjilent”, deklaroi Trajce.

Më tej ai theksoi se në zonën e Malësisë së Librazhdit patën një zbulim të rrëqebullit, ishte një lajm që na gëzoi sepse është lloji më i rrezikuar që jeton në vendin tonë.

“Kamerat arritën të fotografojnë njëherësh, tre rrëqebull edhe pse prezenca e tyre nuk është diçka e re. Një nga lajmet e mira është se kafshët e egra po shtohen.

Kërkesat për produkte vendi janë të ulëta. Sipas një komunikimi me një peshkatar të zonës së Pogradecit, disa lloje peshqish sot shihen me çmime shumë të lira, pasi kishte rënë blerja.

Vendosja e disa zonave të shpallja e zonave të mbrojtura detare është një  nga hapat  primare që duhet marrë, është një nga gjërat që duhet bërë, dhe duhet një bashkëpunim me komunitetin  e peshkimit, në mënyrë që i gjithë peshkimi të jetë peshkim legal dhe në këtë mënyrë nuk lejohet abuzimi me rregullat”, u shpreh Trajce.

Zonat më të rrezikuara nga dora e njeriut?

Trajce: Rreziku ka qenë shumë i madh në ligatinat bregdetare, kemi patur raporte për të gjitha këto zona. Fundja ka qenë peridha më e shfrytëzuar. Në këto zona është vënë një kontroll i mirë, por problematike mbetet zona e brendshme. Pothuajse e gjithë Shqipëria malore ka raste të gjuetive të paligjshme, pasi duke qenë larg dhe me infrastrukturë të dobët përbëjnë edhe problem nga autoritetet përkatëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re