Skip to content

Aktivisti, Arben Kola në protestën kundër Ramës: Shqipëria u dogj nga zjarret, qeveria fle gjumë. Dronët e policisë nuk punojnë…

arben kola 1

Aktivisti Arben Kola në protestë u ndal te zjarret që kanë prekur vendin prej ditësh. Ai tha se natyra shqiptare është nën sulm ndërsa qeveria ndodhet në gjumë.

“Shqiptarët dhe shqiptaria e kanë jetën e lidhur shumë ngushtë me natyrën por këto ditë natyra shqiptare është nën një sulm të paprecedentë. Qeveria dhe policia është në gjumë. Mjafton të shihni zjarrvëniet e qëllimshme në Lurë, Dajt, Mirditë e jug të Shqipërisë. Dronët e policisë nuk punojnë. A keni parë për të fikur zjarre? Ato makinat që hedhin gaz lotsjellës ndaj protestuesve paqësorë, mund të hedhin edhe ujë ndaj zjarreve dhe nuk përdoren.”, tha ai.