Përfaqësues të shoqërisë civile nga qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë zhvilluar mesditën e sotme një protestë në qytetin e Beratit. Ata kundërshtojnë disa nga pikat e marrëveshjes së prishme midis dy vendeve, siç janë: Kufiti detar, çështja çame dhe hapja e varreve të ushtarëve grek në Gjirokastër.

Njëri nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, Aulon Kalaja, i cili drejton keto protesta në gjithë Shqipërinë, sot në mbremje në një status ne FB ku shperndante kronikën e lajmeve te TV Beratit per kete proteste, deklaronte se kjo proteste ishte censuruar nga mediat, lokale dhe kombëtare përvec TV Beratit. Berati TV e falenderonë z.Kalaja për konsideratën e lartë për televizionin tonë, gjithashtu të gjithe qytetarëve te Beratit e me gjerë u themi se Berati TV gjthmonë do te kujdeset qe informacioni të jetë i pa-anshëm, realist dhe etik.

Më poshtë statusi i plotë i Aulon Kalaja:

Kronika e lajmeve tek TV Berati, sot, per protesten tone kunder faljes se detit Greqise.
Faleminderit kesaj media, por e cuditshme eshte heshtja dhe censura e mediave te tjera! A thua nuk perbente lajm kjo proteste?!
Megjithese korespondentet e mediave kombetare dhe private ishin aty bashke me kamera e mikrofona, duket se stacionet ne Tirane, kane nje presion te jashtezakonshem per mos-transmetimin e protestave, sic ka ndodhur ne 2 protestat e Tiranes, Shkodres, Fierit dhe tani ne Berat.
Te shohim se cfare do te bejne perballe fuqise se njerezve te shtunen, date 24 shkurt tek Blloku i Ambasadave ne Tirane, ora 12:00.
Te me ndjeni, nuk kam asgje me gazetaret, sepse dhe vete jam i tille, por me pronaret oligarke te medias…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re