Aktivisti Ergys Mërtiri, ka zbuluar disa prapaskena mjaft të pakëndshme në lidhje me takimin që kanë patur aktivistët me ambasadorin Soreke të Bashkimit Europian.

Mërtiri tha se Soreka u ka premtuar mbështetje, por se ka kërkuar që të mos tregojnë publikisht qëndrimet e tij. Sipas Mërtirit ambasadori e ka “dredhur” dhe i ka lënë në baltë edhe pse “Europa Nostra” e mori në mbrotje godinën e Teatrit.

“Zoti Soreka e dredh në mënyrë të paturpshme. Ësht turp për një ambasador.  Zoti Soreka na ka premtuar, na ka thënë mos i bëni publike qëndrimet e mia. Na ka thënë do na mbrojë. T’i vijë turp!  Kjo është trashëgimi e mbrojtur nga Europa Nostra. Soreca në emër të institucionit ka dalë aty”, tha Mërtiri.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, reagoi për shembjen e Teatrit. Në deklaratë thuhet se misioni ndihej i “keqardhur” që nuk u zhvillua dialog.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re