Një 51 vjeçar është ndjekur penalisht në Vlorë pasi akuzohet se ushtronte një aktivitet ekonomik (berber), pa u regjistruar në organet tatimore.

Sipas policisë mësohet se ai kishte zënë zënë trotuarin përpara subjektit, me tavolina dhe karrige.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 51 vjeçarin, pasi ushtronte një aktivitet ekonomik (berber), pa u regjistruar në organet tatimore, si dhe sepse kishte zënë trotuarin përpara subjektit, me tavolina dhe karrige.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re