Aktivisti nga “Qëndresa qytetare” Rigels Xhemollari ka komentuar shkeljet e Kodit Zgjedhor përgjatë fushatës për zgjedhjet e 14 Majit.

BELINDA MOS E FSHIII

Gjatë një interviste në Panorama TV ai komentoi aktivitetin me makinat Retro në Dibër ku fushata e PS, drejtohet nga zv kryeministrja Belinda Balluku. Ai tha se postimet e Ballukut ishin tërësisht elektorale dhe Blendi Gonxhe duhet të ndëshkohet për shkak se mban një post të lartë publik.

“Viti paraelektoral është karakterizuar nga fryrja e administratës dhe tenderat elektoralë që përdoren në funksion të fushatës. Ne po përgatitim një dosje të plotë për fushatën zgjedhore dhe do ia vendosim në dispozicion SPAK-ut.

Ministrat janë falur. Janë kallëzuar shumë herë. Ose janë falur ose janë gjobitur 2500 lekë të reja. Është vazhdim i të gjithë veprimtarisë që ministret përdorin çdo aset që kanë në dispozicion. Shkelja ishte angazhimi i drejtorit të Transporteve zotit Blendi Gonxhe Postimet e zonjës Balluku ishin tërësisht elektorale dh duhet të ketë një lloj ndëshkimi ndaj zotit Gonxhe pasi mban një post të lartë publik”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re