Një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre është përfshirë nga flakët në fshatin Hambar të Fierit. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, që po favorizohen edhe nga era e fortë.

 

Ministria e Brendshme njofton se ka vënë në dispozicion edhe helikopterin Cougar për ndërhyrje nga ajri.

 

“Menjëherë pas njoftimit nga strukturat e emergjencave civile të bashkisë Fier, për një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar, në njësinë administrative Cakran, është nisur për ndërhyrje nga ajri edhe helikopteri Cougar.Flakët janë përparur me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë në terren, për të shmangur çdo rrezik për banesat aty pranë”, thuhet në njoftim.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re