Moderatori dhe autori i Al Pazar Agron Llakaj ka folur për “aktorët” e TikTok-ut, të cilët sot gjerësisht po krijojnë famë.

 

Llakaj në një intervistë në emisionin Vizioni i Pasites tha se rrjetet sociale bënë të njohur edhe budallain e fshatit që nuk e njihte askush.

 

“Budallain në fshat nuk e njihte njeri dhe doli Facebook, Instagram dhe Tik Tok dhe u bë i pari i fshatit.

 

Unë kam një personazh në Al Pazar, çfarë ka ky të veçantë? Ky është budalla mo çfarë thua. Të jesh budalla është titull sot”, tha Llakaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re