Një numër i madh artistësh dhe qytetarësh kanë qëndruar gjithë mbrëmjen e djeshme në ambientet e Teatrit Kombëtar për të parandaluar kështu prishjen e tij. Aktorët kanë qëndruar në pjesën e brendshme të Teatrit gjithë natës dhe siç raportohet gjendja ka qenë kryesisht e qetë.
Mirëpo, në orët e para të mëngjesit të gjithë të pranishmit në Teatër janë prekur nga gjesti që një qytetare bëri për ta. Ajo kishte sjell një qese të mbushur me ushqime për të gjithë personat që kaluan natën për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar.
Aktori Neritan Liçaj është prekur nga gjesti i zonjës dhe në shenjë falenderimi e ka puthur dhe ka thënë disa fjalë për të përpara kamerave.