Ndërsa një grup aktorësh dhe aktivistësh kanë shtuar rezistencën për mbrojtjen e teatrit kombëtar, të mbrojtur edhe nga opozita dhe presidenti I republikës, një tjetër grup i madh artistësh kërkoi publikisht prishjen e ndërtesës.

Ata nënshkruan një peticion që kërkon shembjen e objektit për t’i hapur rrugë ngritjes së teatrit të ri modern.  

Ne letrën drejtuar kreut te shtetit Ilir Meta , Kryeministrit Edi Rama, dhe krerëve te partive opozitare, regjisore dhe aktorë kane kërkuar qe klasa politike te mbetet jashtë kësaj çështje dhe te mos e përdori për qëllime veriake.

“Ju lutemi na mirëkuptoni, por durimi ynë ka sosur dhe nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë! 50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë! Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës, që nuk mund të vazhdojë të ndjekë edhe për 50 vjet të tjera teatrin politik me Teatrin Kombëtar, në vend të shfaqjeve tona.

Nga ana tjetër, aktore dhe aktivistë të shoqërisë civile, vazhdojnë te qëndrojnë ne godinën  e Tetarit Kombëtar. Mbrëmjen e se Premtes atyre iu bashkua për te kaluar natën edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Aleanca për mbrojtjen e teatrit ka bërë të ditur se nuk do të lejojë prishjen e ndërtesës. Ajo ka bërë edhe dy padi në prokurori për drejtuesit e bashkisë së Tiranës dhe disa ekspertë të institutit të ndërtimit, ndërkohë që SPAK ka nisur hetimet. 

Me poshte lista e artisteve qe kane firmosur peticion per prishjen e Teatrit:

Robert NdrenikaLuftar PajaViktor ZhustiArtan ImamiSpiro DuniLeka BungoAltin BashaArben DerhemiPellumb KullaArben KumbaroMarjana KondiZamira KitaHelidon FinoEma AndreaHervin CuliLuli HoxhaLaert VasiliSalsano RrapiGazmend PajaLulzim ZeqjaGenc ShkodraniGjergj MenaSonila KapidaniIliriana BashaMarin OrhanasiIliriana BashaBajram DostiLedio LakoJonida BeqoJosif SinaAleksander GramiEriola KakeliErblin BajkoEdvin MustafaLaejda HajdariJorkë BrokajJaho GumaRoland SaroEdmond RrapiKozeta KurtiKristo CalaAlbana PerhatiDervish BibaArmela DemajAlgiona AgaAlex SeitajGenti DeçkaDonald ShehuKlesta SheroRoerd ToçeAmri HasanlliuAndon KoçoLaid YmeriBesart CaniAfrim AgalliuArtan IslamiMargent CaushiAgron HamoArtur DhamoAgim BajkoAlfred TrebickaNikolla LlambroArmando BoraGenc FugaVangjel AgoraKarafil ShenaPiro MilkaniRuzhdi PulahaAlfred TrebickaSotiraq BratkoAlbert MingaDhimiter OrgockaKarafil ShenaGuri KoçoLigoraq RizaKristian KoroveshiShkelqim JaupiPaola KodraIlda PepiErjola MetaBlerta BelliuMateus FrrokuAdrian CergaXhuliano BriskuIna GjonciZamira KitaDhimiter OrgockaSotiraq BratkoGuri KocoLigoraq RizaKristian KoroveshiShkelqim JaupiPaola KodraIlda PepiErjola MetaBlerta BelliuMateus FrrokuAndon QesariEni JaniAdelina MucaBlerina Kokona

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re