Skip to content

Aktori dhe regjisori Dhimiter Orgocka (1936)

Aktori dhe regjisori Dhimiter Orgocka 1936

 

 

 

Aktori dhe regjisori Dhimiter Orgocka 1936

Dhimitër Orgocka ka lindur në 20 Tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës. Pas mbarimit të studimeve në Pas përfundimeve të larta në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës fillon punën si regjisor në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës, në skenë e të cilit ka vënë në skenë rreth 100 premiera.

Roli i tij i parë në teatër do të ishte ai i Gjergjit në dramën “Dashuria e madhe” e Fatmir Gjatës, ndërsa regjia e tij e parë ishte regjia e dramës “Shtëpia në rrugicë” e Teodor Laços. Edhe në kinematografi ai ka interpretuar në shumë filma si “Gjeneral gramafoni”, “Asgjë nuk harrohet” etj.

Në jetën e tij artistike është vlerësuar me shumë çmime kombëtare apo ndërkombëtare kështu në 29 prill te vitit 2005 merr në Festivalin e Tetë të Teatrove në Kiev,Ukrainë, Çmimin “Roli më i Mirë” për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut. Po kështu do të merrte të njëjtin Çmim edhe në Festivalin e Bitoles dhe atë të Maqedonisë.

Në Festivalin e Pestë të Teatrove Shqiptare në Maqedoni, “Dibra 2006”, në shtator të vitit 2006 ai nderohet me Çmimin e Madh “Sulejman Pitarka” për regjinë e dramës “Dhëndër për Kristinën” e Skënder Demollit. Në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Vrosllavë, Poloni, në vitin 2007 do të vlerësohet me Kupën e Festivalit për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut.

Në vitin 2004 në Tetovë,Maqedoni, ka bërë regjinë e Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit 2004”. Në maj të vitit 2008 ka qenë Drejtor Artistik i edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “Albamono 08”. I martuar me artistene mirënjohur Dhorkë Orgocka (Artiste e Merituar).

Në 4 shtator të vitit 2007 Shtëpisë së Kulturës së Maliqit për të vlerësuar veprimtarinë e tij artistike i është dhënë emri “Dhimitër Orgocka” Për meritat e tij artistike është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.

 

 

/aktoretshqiptare.info