Aktori dhe regjisori i njohur grek, Dimitris Lignadis 57-vjeç është shpallur fajtor për përdhunimin e dy personave kur ata ishin të mitur.

Ai u shpall sot fajtor nga një gjykatë e Athinës në dy nga katër rastet e përdhunimit.

Lignadis u shpall i pafajshëm për prova të pamjaftueshme në çështjen e tretë ndërsa akuzuesi i katërt nuk u paraqit kurrë në gjykatë për të dëshmuar, pavarësisht vendimit të gjykatës që e kishte urdhëruar atë. Ai kishte dhënë një adresë të rreme.

Dy përdhunimet për të cilat Lignadis u dënua ndodhën në vitet 2010 dhe 2015. Avokati i tij ka kërkuar që gjykata të marrë parasysh rrethanat lehtësuese në dënimin e Lignadis. Nuk është ende e qartë se kur do të shpallet dënimi.

Lignadis, i cili i ka mohuar akuzat, pas shfaqjes së akuzave në shkurt 2021 u kërkua arrestimi i tij. Disa ditë më parë, ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Greqisë, të cilin e mbante që nga viti 2019.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re