Ilirjan Fatkoja ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1953. Në moshën 18 vjecare fillon studimet Universitare në Insiturin e Lartë të arteve. Është diplomuar në degët Aktrim dhe Regjisurë. Ka realizuar si aktor në Teatrin “Skampa” Elbasan disa role, ku më i arrituri është Martin Cami te drama “Shembja e Idhujve”.

 

Në kinematografi realizon me nivel të lartë artistik rolin e Samiut tek filmi “Besa e Kuqe”. Ka punuar regjisor në Teatër prej 15 vitesh dhe ka vënë në skenë mbi njëzet premiera me teatrin e varietesë. Në vitin 1989 ve në skenë dramën “Gjashtë persona në pyetje” (R.Hossein).

 

Në vitin 1984 xhiron me Televizionin shqiptar filmin “E vërteta e Andit” Ka xhiruar si regjisor një cikël dokumentarësh ku spikasin: “Isa Boletini”(1984) “Njeriu që bëri gurin të flasë” (Greqi 2007) “Jetë e gdhendur në ngjyrë”(2002)(kushtuar piktorit Sefedin Agolli) etj.

 

Krijimtaria letrare e Ilirjanit, e cila përfshin boti,in e një cikël me tregime, novelën “Piramidat” dhe romanin “Në tokën e tjetrit” Ka shkruar gjithashtu edhe skenare dokumentaresh të realizuara nga TV Shqiptar dhe Shijak.

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re