Vasjan Lami ka lindur me 21 Maj 1957 në Tiranë. Eshtë një aktor i njohur si ne skenen e Teatrit ashtu edhe ne Film. Mbaron Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane ne vitin 1978. Menjehere pas studimeve emerohet si aktor ne Teatrin Popullor (sot TK), po ate vit (1978), pjese e se ciles eshte edhe sot.

Me nje karriere te gjate artistike prej rreth 80- te roleve, ka interpretuar perkrah korifejve te kinemase shqiptare, si Sulejman Pitarka, Sander Prosi, Pjeter Gjoka, Ndrek Luca, e shume aktoreve te tjere. Personazhi i tij i pare ne teater eshte roli i Jakobinit tek drama “Shperthime pranverore” te Bashkim Hoxhes.

Nder rolet e tij me te mire mund te permenden: “Murgu pelegrin”; “Bregu i pikellimit”; Rikardoja tek “Monserati”; Ladi tek “Nate me hene”; Stermetesku ne “Valsi i Titanikut”; Selfo tek “Besa”; doktori ne “Kati i gjashte”; Ketsbi ne “Rikardi i trete”; Lakrua “Vdekja e Dantonit”; pjestar i korit ne “Quo Vadis” vleresuar me cmim, si dhe role te tjera; Vitet e fundit eshte angazhuar edhe me rregji ne teater.

 

Ndersa roli i tij i pare ne film eshte te “Qortimet e Vjeshtes”. Nder rolet e shumta te tij ne kinematografi mund te vecojme rolet ne filmin “Gracka”, “Hijet qe mbeten pas”, “Kur hapeshin dyert e jetes”, “Njerez nen ryme”, “Nate e fundit”, “Dasma e Sakos”. “Lule te kuqe, lule te verdha”, “Nate pa hene” etj,

Aktori eshte i martuar dhe ka vetem nje vajze , e cila studion tek shkolla “Harry Fultz”. Me gruan eshte njohur te sporteli i biletave te Teatrit Kombetar ne vitin 1982. Shkaku i njohjes me te, eshte bere mungesa e biletave, ku Vasjani e ka ndihmuar per te gjetur nje bilete dhe keshtu nga ai moment eshte ndezur edhe shkendija e dashurise brenda shpirtit te njeri-tjetrit. Ata jane shume te lumtur nga jeta e tyre bashkeshortore. Pika e dobet per kete cift eshte vajza e tyre e vetme, e cila eshte shume e apasionuar pas elektronikes, piktures dhe teatrit.

 

Ka interpretuar ne kinematografi mbi 20 role duke filluar me filmin “Plaku dhe hasmi” (marinari, 1981). Interpreton kryesisht role net e dyta dhe episodike, nder me kryesoret jane: “Qortimet e vjeshtes” (okulisti, 1981), “Nentori i dyte” (oficeri serb, 1982), “Gracka” (Sadiku, 1983), “Fushe e blerte, fushe e kuqe” (1984), “Hije qe mbeten pas” (Astriti, 1985), “Dhe vjen nje dite” (shoku Niko), 1986), “Kur hapen dyert e jetes” (Fatosi, 1986), “Telefoni i nje mengjesi” (Mevlani, 1987), “Nje vit i gjate” (kryeinxhinieri, 1987) “Misioni pertej detit” (Mato, 1988), “Njerez ne rryme” (sekretari, 1989), “Shpella e pirateve” (Martini, 1990), “Vitet e pritjes” (i gjymtuari nga Alaska, 1990). “Pas fasades” (Klementi, 1992), “Dasma e Sakos” (1998). “Funeral Business” (1999), “Vals i ngrire ne Prishtine” (1999), “Nje nate pa hene” (2001), “Lule te kuqe, lule te zeza” (2003). Ne vitin 2003 xhiroi si regjisor filmin e shkurter “Lypja”, ku edhe interpreton, Yllka (2005), Kafeja e fundit (2010), film me metrazh te shkurter.

 

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re