Aktori francez, Gerard Depardieu i cili prej disa kohësh akuzohet për përdhunim, ka thyer heshtjen. Ai tha se është i pafajshëm dhe se aktorja e cila e akuzon për përdhunim, nuk ka asnjë provë, ndaj ai është shumë i qetë.

Aktori 72-vjeçar prej kohësh është zhvendosur në Rusi dhe ditën e djeshme foli me prokurorët në Paris dhe konfirmoi se do të dalë në gjyq për sulmet që supozohet të kenë ndodhur në vilën e tij në vitin 2018.

“ Nuk ka asnjë provë kundër meje, prandaj jam shumë i qetë!”, tha ai në një intervistë për La Repubblica aktori.

“I refuzoj tërësisht akuzat, ashtu siç kam bërë dhe para prokurorëve”.

Gjithashtu aktori francez shtoi se ai është akuzuar dhe më herët nga e njëjta aktore, por hetimet ranë pasi nuk kishte asnjë provë.

“Hetimet janë mbyllur njëherë sepse nuk kishte asnjë provë. Në gjykatë unë do të rikonfirmoj pafajësinë time. Nuk kam asgjë për t’u trembur’., përfundoi aktori.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re