Kreu demokrat Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Rama, në lidhje me atë që ky i fundit bëri me dije: realizimin e zërit të Xhafajt nga një, siç e quajti Rama, aktor i papaguar.

Basha e nis shënimin e tij në FB, me një shprehje tipike të Berishës në adrësë të Ramës – “piktor i dështuar”,  një referencë nga një tjetër aspekt jetësor i shefit të qeverisë, që lidhet pak ose aspak me politikën.

“Piktori i dështuar është zhytur në artin e telenovelave: shkruan, dirigjon, interpreton dhe ju servir shqiptarëve përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt”, shkruan Basha, që më pas kalon te akuza ne akuza të tjerë me kryefjalë “krimin”, pa u ndalur te çëshjta konkrete, zëri në audio-përgjim.

“Shqipëria nuk ka më kryeministër. Shqiptarët nuk kanë më qeveri që mendon e punon për ta dhe hallet e tyre. Në vend të sigurisë, punësimit e mirëqenies, tani e tutje shqiptarët do të kenë vetëm telenovela”. Ndërkohë qeveria, policia dhe prokuroria punojnë çdo ditë për t’i garantuar sigurinë, qetësinë, dhe paratë kriminelëve. Sepse Rama mendon dhe vepron vetëm për të mbrojtur kriminelët”, shkruan ndër të tjera Basha. Siç mund të dallohet, kryedemokrati bën një shamgije me stil nga aspekti konkret duke preferuar që të mbrojë versionin e deritanishëm, atë që zëri në audio-përgjim është i Agron Xhafajt.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re