Aktori i njohur Neritan Liçaj i del në mbrojtje efektives së ‘Shqiponjave’, Blerta Dervishi, e cila dy ditë më parë u përplas me policinë dhe përmbaruesit, për shkak se bashkë me familjen kundërshtoi një vendim gjykate të formës së prerë për lirimin e banesës ish-pronarit.

Në rrjetet sociale, Liçaj thekson se policja humbi vendin e punës, por fitoi dinjitetin e njeriut që nuk lejoi ta shtypin.

“Vërtet humbe vendin e punës për të cilin sigurisht kishe nevojë…por fitove dinjitetin e të mos qenit një njeri që lejon ta shtypin…dhe mbi të gjitha luftove për shtëpinë tënde (shtëpia ime, kështjella ime, thonë anglezët). Familjen dhe fëmijët e tu…respekt pa fund për ty….si ti duhet të jenë policët e shtetit…fatkeqësisht, shefat e tu këtë nuk kuptojnë që ti je shembulli më i mirë se si një efektiv i policisë së shtetit duhet të jetë.
Turpi është për ta!”, shkruan aktori Liçaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re