Aktori Roland Koça u lind në Tiranë më 14 maj 1949 dhe të gjithë aktivitetin artistik në skenën e estradës e ka kaluar në qytetin e Durrësit. Rolandi studimet shtatëvjecare i kryen në qytetin e Durrësit. Më pas përfundon 3 vite në shkollën e mesme gjimnaz tek “Naim Frashëri”.

Studimet i ndërpreu pasi nisi të pinte cigare dhe i shtërnguar nga masa disiplinore u detyrua të punojë për të siguruar vet të ardhurat që i duheshin për të pirë duhan. Aktori i mëvonshëm Koça u punësuar në fabrikën e Gomës e cila asokohe ishte bashkë me Gomë -Plastikën. Këtu punoi deri në vitin 1968 që përkon me kohën e detyrimit ushtarak të cilin e kryen në artilerinë bregdetare të Sarandës për tre vite.

Ushtrinë, shërbimin e detyruar, e kryen në vitin 1971 duke përfituar një përvojë të konsideruar sidomos në disiplinën e përditshme. Me përfundimin e shërbimit ushtarak rikthehet tek fabrika e Gomës duke punuar në reparte të ndryshme deri në maj të vitit 1973.

Që nga kjo periudhë e deri më tani ushtron profesionin e aktorit profesionist në Durrës. Gjatë kësaj periudhe përfundon edhe pjesën e mbetur nga gjimnazi, ndërkohë që nxitet për shkollimin e lartë edhe pse ishte bërë bashkëshort e prind. Në vitin 1975 vijon kursin e aktorëve të ngritur pranë Institutin e Arteve, studio kualifikimi.

Aktori Roland Koça ka 41 vite punë. Koça është vlerësuar me “Krenaria e qytetit” të Durrësit dhe dy vite më parë Urdhëri “Nim Frashëri i Artë” i akorduar nga presidenti Bamir Topi. Propozimi erdhi nga trupa e teatrit në Durrës dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re