Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka bërë me dije se ka humbur dëgjimin në njërin vesh. Përmes një postimi në rrjetet sociale artisti lajmëron po ashtu se dhe veshi tjetër i funksionon 30%. Mes rreshtash ai thekson se do i mbetët peng që s’do ta dëgjojë “zanin e lahutës”.

“S’po ankohem. Veç nese m’shurdhohen do t’me mbetët peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës e s’do t’mundem me knua ma”, shkruan ndër të tjera Çun Lajçi.

“E trisht, Isha ne nji kontrollë rutinore për vesh, dhe merre me mend, njeni vesh papritmas e paska humbë ndëgjimin. Tjetri edhe 30% funkcionon! Pse? S’e diti as doktori! Por s’po ankohem, veç nese m’shurdhohenm, do t’me mbetët peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës e s’do t’mundem me knua ma!

Për tjetër shnosh! Nëse s’e kthej kryet kur t’me thirrni n’rrugë. Mos u hatroni. S’e kam nga mendjemadhësia. Do t’rri me klysh. E trisht”, shkruan aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re